Katër ditët e fundit të prillit kanë shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Vetëm nga 27 prilli e deri më 30 prill, në vend janë shëruar 105 persona.
Në të katër ditët rresht, duke nisur nga e hëna e 27 prillit, numri i të shëruarve ka qenë më i lartë se ai i rasteve të reja pozitive.
E ndër të shëruarit janë edhe dy pjestarë të Policisë së Kosovës.
Një një përgjigje për IndeksOnline, nga zyra e informimit nga PK, konfirmojnë se dy policë janë shëruar ndërsa 9 të tjerë janë në rrugë të shërimit.
“Deri më tani kane qene ( 11 ) raste ku zyrtarët policor kanë rezultuar pozitiv me virus, përderisa (2) nga ta janë shëruar dhe kane mbetur (9) raste.
Një (1) rast në Malishevë, zyrtari ka qenë i liruar nga puna, ne pushim si rast i veçantë shëndetësor dhe i njëjti nuk ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar policor.
Zyrtari policor, i cili ka pasur Rezultatin pozitiv ne COVID-19 , ne dy testet e kryera ne IKSHP me date 23.04.2020 ka rezultuar Negativ .
Një(1) rast në rajonin e Prishtinës, zyrtarja ka qene ne vizitë studimore në Londër, dhe pas kthimit falë syçëltësisë së dhe komunikimit me DSHSH-në, menjëherë është vendosur në (vetë karantinë) duke mos rrezikuar aspak të tjerët. Po ashtu zyrtarja policore, me 21.04.2020 ne dy testet e kryera ne IKSHP ka rezultuar Negativ”, thuhet në përgjigje drejtuar IndeksOnline.
Disa nga policët kanë qenë të izoluar për shkak të kontaktit me njerëz që kanë hyrë në Kosovës përmes pikave kufitare.
“Policia e Kosovës një numër te zyrtareve policor te cilët kane sëmundje te renda dhe një pjese te stafit civil i ka liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike.
Disa zyrtar që janë sugjeruar për vetë izolimi dhe izolimi i detyruar ka rrjedhe me rekomandim te Ekipeve Mjekësorë neper pikat kufitare, ( pas ardhjes se tyre nga vende te ndryshme si ; Zvicër, Londër, Serbi, Amerike, Gjermani etj.). Çdonjëri prej tyre ka Udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ekipet Mjekësore ne pikat Hyrëse te Kosovës . Po ashtu ne te gjitha rastet kur dyshohet se ndonjë zyrtar i PK-se mund te jete infektuar me virus, nga institucionet kompetente iu bëhen analizat.
Dy (2) raste në Suharekë zyrtarët kanë qenë duke punuar bashkë (janë të vete izoluar në shtëpi).
Pesë (5) raste në Veri të Mitrovicës zyrtaret janë duke u monitoruar (gjenden karantine).
Dy (2) raste në Pejë, (zyrtaret janë të vete izoluar në shtëpi)”./