Duke u bazuar në autoritetin dhe në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, ka nxjerr vendim për themelimin e Gardës Ceremoniale të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Garda Ceremoniale e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të veproj dhe do të jetë aktive vetëm në raste të caktuara ceremoniale. Kriteret për përzgjedhjen e zyrtarëve, të cilët do të janë pjesë e gardës ceremonioale dhe rregullat për funksionimin e gardës do të përcaktohen me akt të veçantë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë do të jetë i përkushtuar në avancim të mëtutjeshëm dhe në reforma të vazhdueshme, me qëllimin e të qenurit institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të shteteve demokratike dhe moderne