Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare brenda dy muajve janë kryer 233 intervenimi kirurgjike.
Sipas njoftimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ky numër i cili është rekord në historinë e kësaj klinike është rritur dukshëm pas vënies në funksion të sallës së tretë.
“Duke marrë për bazë raportin e punës, mjekët dhe stafi tjetër mbështetës me infermierë dhe shërbimin e anestezionit, kanë kryer 233 operacione në dy muajt e parë të vitit 2020, që përbën një rekord shifror të ndërhyrjeve në historinë e klinikës brenda një periudhe të shkurtër kohore”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Prej këtij numri, bëhet e ditur se 83 raste ishin ndërhyrje për trajtim të venave varikoze (sëmundje e venave). /