Sot është shënuar 31 vjetori i themelimit të Degës së LDK-së në Klinë. Në shënimin e kësaj dite u mbajt edhe një takim, i cili u hap nga kryetari i degës, Fadil Gashi.
Në fjalën e tij hyrëse Gashi, përmendi themeluesit e degës së LDK-së në Klinë: Ismet Rraci, Anton Kolaj, Zenun Zeqa, Hatixhe Berisha, Prenkë Gjetaj e shumë aktivistë e veprimtarë të tjerë.
Ndër të tjera kryetari Gashi bëri thirrje që ky mjedis dhe kjo ngjarje të shërbejë për bashkim dhe unifikim në mbështetjën e programit të LDK-së dhe bartësit të listës z. Avdullah Hoti, pasi që LDK është e përfaqësuar nga një listë kandidatësh të cilët do të përkrahin dhe shpërfaqin vizionin e qytetarëve.
Në vazhdim të takimit fjalën e mori edhe kandidatja për deputete Znj. Filloreta Berisha, e cila pas numërimit të arritjeve të degës në Klinë kërkojë nga përkrahësit e LDK-së që të mobilizohen për një pjesmarrje sa më të madhe në zgjedhje, si dhe mbështetje fillimisht për z. Avdullah Hoti e pastaj edhe për kandidatët nga Klina.
Kandidati për deputet Anton Berisha theksoi: siç ka qenë z. Ibrahim Rugova garantues i shtetndërtimit të Kosovës edhe LDK vazhdon me të njëjtin qëllim për garanci në shtetndërtim.
Në takim fjalë përshendetëse patën edhe akademik Frashër Demaj si dhe Dr. Naser Rugova.
Takimi u përmyll me kërkesën për mobilizim dhe unifikim të të gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës –Dega në Klinë.