Sonte gjatë orës 20:00 përgjatë rrugës Pejë – Rugovë, saktësisht në Kuqishtë, ka pasur rrëshqitje të dheut,
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka bërë të ditur se tashmë rruga është e lirë për qarkullim.
Po ashtu, Gashi bëri të ditur se si pasojë e rrëshqitjes së dheut nuk ka pasur dëme.
“Saktësisht në Kuqishtë ka rrëshqitur dheu dhe para 10 minutash më njoftuan se është liruar rruga, është pastruar nga kompania përgjegjëse. Dëme nuk ka, është liruar rruga dhe patrulla e trafikut rajonal ka njoftuar që është larguar dheu dhe udha është e qarkullueshme sepse ka qenë pak e bllokuar”, tha Gashi.