Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shefqet Shehu, ka ndarë përshtypjet e tij nga një vizitë e veçantë në shtëpinë e familjes Marku, një vatër që mishëron historinë, sakrificën dhe bashkëjetesën shqiptare.
“Në festën e Krishtlindjes, në festën e dritës, dritë bënte familja jonë Marku. Bënte dritë shqiptare,” ka shkruar Shehu, duke vlerësuar bacën Marjan si themeltarin dhe qëndrestarin e familjes, një rugovist i devotshëm që ka frymëzuar breza.
Shehu gjithashtu përmendi me krenari dëshmorët Gjovalin dhe Milan Marku, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës, si dhe Nënën Pashke, të cilën ai e quajti “nëna e të gjithë shqiptarëve” për sakrificën e saj të jashtëzakonshme.
Një moment i veçantë nga vizita ishte përmendja e bashkëjetesës ndërfetare në familjen Marku, ku Liridoni i besimit katolik dhe bashkëshortja e tij, Arjeta e besimit islam, kanë ndërtuar një familje të mrekullueshme me tre fëmijë, duke dëshmuar unitetin dhe harmoninë që karakterizon popullin shqiptar.
“U kënaqëm dhe u përmbushëm bashkë. Urime për festën e Krishtlindjes! Gëzuar për të gjithë!” përfundoi Shehu, duke shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe frymëzimin që kjo familje i dha.
LDK vazhdon të promovojë vlerat kombëtare, harmoninë dhe frymën e bashkëjetesës që forcojnë themelet e shtetit dhe shoqërisë shqiptare.