Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Shefqet Shehu, ishte pjesë e kremtimit të festës së Krishtlindjes në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Gjakovë.
Në një atmosferë të veçantë, të mbushur me lutje, dashuri dhe frymëzim, Shehu ndau urime të ngrohta për këtë ditë të shenjtë, duke shprehur respektin dhe përkrahjen për vlerat shpirtërore dhe njerëzore, shkruan Klina.info.
“Ishte natë e bukur. E veçantë. Me plot jetë e plot shpirt. Plot lutje e plot dashni; për Zotin, njeriun e vendin. Kaluam bukur për festën e Krishtlindjes. Gëzuar për të gjithë!” u shpreh Shehu.
Përmes këtij mesazhi, ai përcolli urime të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë, duke theksuar rëndësinë e harmonisë dhe bashkëjetesës mes qytetarëve të Kosovës.