Shefqet Shehu, kandidat për deputet me numrin 31 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun e bashkëpartiakët kanë vizituar varrin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova dhe familjen Rugova në 19 vjetorin e vdekjes.
Shehu në një postim në FB shkruan:
Edhe liria, edhe pavarësia, edhe demokracia, edhe Republika, edhe rruga e integrimit në NATO dhe BE, edhe miqësia e përhershme me ShBA-të, e kanë autorin; Presidenti Rugova.
I përhershëm kujtimi për Presidentin historik, Ibrahim Rugova.