Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog ka shkruar në Twitter se Kosova është në rrugën e duhur, në përmirësimin e sundimit të ligjit.
Ai këtë deklaratë e bëri duke marrë shkas nga Raporti për Indeksin e Sundimit të Ligjit, aty ku Kosova u rendit e para në rajon.
“Urime për Kosovën në renditjen e Indeksit për Sundimin e Ligjit për vitin 2022. Kosova është në rrugën e duhur, Raporti për Indeksin e SUndimit të Ligjit tregon progress dhe se BE do të vahzdojë të mbështesë Kosovën në përmirësimin e këtij roli”, ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë.
Congrats to 🇽🇰 for the @TheWJP's #RuleofLaw Index ranking in 2022!#Kosovo is on the right track, WJP indicates progress, and #EU 🇪🇺 will continue to support 🇽🇰 in improving the RoL!
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 28, 2022