Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se Sudani ishte në prag të një “lufte civile në shkallë të plotë” ndërsa përleshjet e ashpra midis gjeneralëve rivalë vazhduan të dielën në kryeqytetin, Khartoum.
Ai paralajmëroi të shtunën në mbrëmje se lufta midis ushtrisë sudaneze dhe një force të fuqishme paraushtarake ka të ngjarë të destabilizojë të gjithë rajonin, sipas Farhan Haq, zëvendës i zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Sudani u zhyt në kaos pas disa muajsh tensioni midis shefit ushtarak gjeneral Abdel-Fattah Burhan dhe rivalit të tij Gjeneral Mohammed Hamdan Dagalo, komandant i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake, që shpërtheu në luftime të hapura në mes të muajit prillit, raporton Associated Press