Mesditën e 22 gushtit, një avion i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, është parë edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Shefi i CIA-s, William Burns, ka arritur në Prishtinë, ku tashmë janë publikuar edhe pamjet kur eskorta e tij arrin pranë Presidencës së Kosovës.
Burns raportohet se do të takohem me presidenten, Vjosa Osmani.