Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se Albin Kurti e ka pritur në takim ambasadorin Aivo Orav.
BE thotë se Orav ia ka ritheksuar Kurtit mbështetjen e fuqishme të BE-së në rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në.
Orav ka shprehur gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve.
“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”.