FOTO
SHBA: Zjarri përfshinë 35 anije, tetë të vdekur27/01/2020 19:23
Të paktën tetë njerëz u vranë sot në një zjarr që “gëlltiti” të paktën 35 anije të ankoruara përgjatë lumit Tenesi, sipas shefit të zjarrit të Scottsboro, Gene Necklaus.
Ai tha se të tetë personat që konsideroheshin të zhdukur kanë humbur jetën dhe se bilanci i viktimave mund të jetë më i lartë pasi nuk dihet se sa njerëz ishin në rrënojat, raporton AP.
Sipas tij, shumica e anijeve u përdorën për strehim, dhe një zjarr shpërtheu pas mesnatës kur njerëzit po flinin.