Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka njoftuar se trupat amerikanë në Siri kanë kryer një operacion kundër terrorizimit.
Sipas Bidenit, në këtë aksion është vrarë edhe lideri i ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.
“Mbrëmë, nën urdhrin tim, forcat e ushtrisë së ShBA-së në veriperëndim të Sirisë kanë kryer një operacion kundër terrorizmit për të mbrojtur amerikanët dhe aleatët e saj. Falë aftësive dhe trimërisë së Forcave tona të Armatosura, ne kemi hequr nga fusha e betejës Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi-liderin e ISIS-it. Të gjithë amerikanët janë kthyer shëndoshë e mirë nga operacioni. Unë do t’i jap vërejtjet popullit amerikan më vonë këtë mëngjes. Zoti i ruajtë trupat tona“, ka thënë Biden.