Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se Rusia ka përdorur raketa hipersonike kundër Ukrainës javën e kaluar dhe kjo është hera e parë që raketa të tilla janë lansuar në një luftë.
SHBA ka mundur të gjurmojë goditjet teksa ndodhnin, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.
Disa burime thanë për CNN se bombardimi me raketa hipersonike u bë më tepër për të testuar armën e re dhe për t’i treguar Perëndimit kapacitetet ushtarake të Rusisë.
▫️Destruction of a weapons depot of the Armed Forces of Ukraine by high-precision missile weapons strike. We can see the exact hit of an underground hangar with weapons and ammunition. pic.twitter.com/sKTF46Tdb0
— Минобороны России (@mod_russia) March 19, 2022
Lansimi me gjasë kishte synim të testonte armët dhe t’i dërgonte mesazh Perëndimit për aftësitë ruse.
Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se të premten kishte lëshuar raketat hipersonike Kinzhal kundër një depoje armatimesh në perëndim të Ukrainës, duke e shkatërruar totalisht strukturën.
Raketat hipersonike mund të arrijnë shpejtësinë 5 herë më të madhe se ajo e zërit, që është përllogaritur të jetë 1235 km/h. Kjo veçori i bën këto raketa të vështira për t’u pikasur dhe për të ndërprerë trajektoren e tyre.