26 vjet më parë në fshatin Ngucat në Odën e Ukë Shalës ishin vendosur 14 ushtar të UÇK-së të Zonës së Drenicës të plagosur nëpër beteja. Në mesin e tyre ishte edhe komandanti Mujë Krasniqi së bashku me Sabit Gecin, Beqir Gashin, Gaspër Lacin etj. Në këtë shtëpi edhe pse të plagosur Muja e Beqa kishin kënduar këngë, por pasi atyre ua kishte sjellë në sharki mësuesi Gani. E në shenjë të nderimit për atë kohë mësuesi Gani, familes së Beqir Gashit ia ka dhuruar sharkinë që kishte kënduar për herë të fundit Muja me Beqën e që pasi ishin nisur për Shqipëri për shërim atë duke u kthyer ka ra në pritën e organizuar nga forcat serbe ku kanë gjetur vdekjen Muja Beqa dhe shumë bashkëluftëtar tjerë në malet e Pashtrikut.
Në shtëpinë e familjes Shala është vendosur edhe një pllakë përkujtimore në nderim të luftës së UÇK-së. Kështu ka bërë të ditur ish eprori i UÇK-së, Fatmri Shurdhaj.
Njoftimi i plotë:
26 vite më parë i vendosëm në Ngucat në odën e Ukë Shalës 14 të plagosurit nga zona e Drenicës, ne mesin e tyre Komandantin Mujë Krasniqi, Beqir Gashi, Sabit Geci ,Gasper Laci.
Pas qëndrimit disaditësh në përkujdesjen e Familjes Shala dhe ekipit mjekësor për shërimin e plagëve ushtarëve të UÇK-së.
Ato ditë heronjtë kënduan këngë për Lirinë e atdheut të fundit herë në Kosovë dhe i përcollëm për Shqipëri.
Sot bijtë e tyre në zbulimin e pllakës përkujtimore në vendin ku qëndruan heronjtë, kënduan këngë kushtuar Dëshmorëve të atdheut.
Në nderim e respektim të kujtesës historike sot ju dhurua sharkia nga Mësuesi Gani familjes Gashi me të cilën kishin kënduar Mujë Krasniqi e Beqir Gashi.
E falënderoj përzemërsisht Mustafën, Hamzën e bashkëluftëtarët tjerë për këtë organizim të kujtesës tonë historike, ku isha unë me detyra të organizimit bartjes të plagosurve të UÇK-së së bashku me Musë Jasharin dhe eprorin Ajet Kastrati
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të kombit!