Xherdan Shaqiri ka thënë se ishte i befasuar me veten në mënyrën se si e shënoi golin me Lyonin ndaj Marseille në Ligue 1.
Anësori me prejardhje shqiptare në ndeshjen e tij të parë 90-minutëshe, shënoi golin e barazimit ndaj Marseille me një goditje me kokë dhe vulosi fitoren me një asistim për Dembelen.
Për sulmuesin 1.69 metra i gjatë, është vetëm goli i tretë me kokë në karrierë, shkruan Blick.
“Është e pabesueshme ajo që bëri skuadra sot pavarësisht të gjitha mungesave. Jam krenar për këtë paraqitje dhe i lumtur që luajtëm kaq mirë. Hyrja e Moussa (Dembélé) ndryshoi gjithçka. Ai është super i shpejtë që mund të shënojë kundër çdo skuadre kur është në formë”.
As shoku i skuadrës Jérôme Boateng problem se mund ta besojë.
“Shaq, kam ëndërruar apo vërtet ke shënuar me kokë?! ”, shkruan gjermani në Instagram dhe poston një foto të tij dhe Shaqirit.
Hera e fundit që Shaqiri shënoi dy gola në një ndeshje të ligës ishte në dhjetor 2018, kur shënoi dy gola për Liverpool kundër Manchester United.