Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vizituar bizneset në Komunën e Drenasit.
Shala ka vizituar fabrikën “Wintech” dhe ka thënë se njerëz të tillë që kanë ndërtuar një biznes të sukseshëm janë vlerë e shtuar e Kosovës.
“Produktet e Wintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së. Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës”,shkruan Shala.