Kandidatët e partive po vazhdojnë takimet mobilizuese me aktivistë dhe simpatizues për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ferat Shala, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet, ka takuar banorët e fshatit Llapushnik, nga të cilët ka marrë mesazhin e përkrahjes për këtë parti.
Sipas Shalës, Llapushniku si gjithmonë edhe këtë herë është me PDK-në, çlirimtarët dhe shtetndërtuesit.
“Llapushniku si çdo herë me çlirimtarët dhe shtetndërtuesit. Llapushniku frymon çdo herë me hovet e pandalshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Llapushniku sot është me #Rimëkëmbje dhe #FeratShala14”, ka shkruar Shala.