Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se pozita e shqiptarëve në të tri komunat duhet të përmirësohet me ligj, për çka edhe premton se do të jetë zë i tyre.
Ai shprehet se pa ndihmën e Kosovës e Shqipërisë e kanë të vështirë të mbijetojnë nga diskriminimi.
Sipas Kamberit, Albin Kurti nuk e solli përçarjen në Luginë, por që lufta politike ka nisur kohë më parë.
Vetëvrasje për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, e quan Kamberi tendencën për luftë politike me institucionet e Kosovës.
Ai shpreh kundërshtinë për deklarimet e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, e që ky i fundit kishte thënë se kryeministri Kurti ka përçarë Luginën.