Sektori i ndërtimeve në Kosovë është ndër të shumtët që shkelë në çdo formë të drejtat e punëtorëve. Përveç që ankohen në paga të ulëta dhe pagesa jo me rregull, punëtorët problem kryesor e kanë mungesën e sigurisë teknike në punë.
Por firmat e shkelin ligjin për sigurinë në punë para syve të institucioneve përgjegjëse, në këtë rast inspektorateve komunale, të cilët nuk ndërmarrin asgjë edhe kur shohin se rrezikohet jeta e punëtorëve në mungesë të kushteve adekuate teknike.
Rast i shpeshtë, por i veçantë është edhe ky objekt përballë komunës së Klinës, i cili që nga fillimi e deri tash është ndërtuar pa masa të kërkuara të sigurisë, duke rrezikuar edhe jetën e punëtorëve që kanë punuar në të.
Megjithëse është përballë zyrës së drejtorit të inspektoratit, asgjë nuk e ndalon punëkryersin që të punojë pa masa sigurie, i cili po sfidon edhe shtetin për ndërtimin e këtij objekti./Klina.info/