SFIDAT E NJERIUT NË BOTËN BASHKËKOHORE

SFIDAT E NJERIUT NË BOTËN
BASHKËKOHORE

Edhe pse jetojmë në këtë botë bashkëkohore, pra ta quajmë post moderne, prapë gjithnjë shtrohet pyetja se sa e kuptojmë vetveten, pra, sa e kuptojmë njeriun në këtë botë moderne por me te edhe sa e kuptojmë këtë botë të ndryshimeve të shpejta, ndryshimeve të mëdha, ndryshimeve të thella, zhvillimeve dhe krizave, botë e kundërthënieve, botë sa unike aq më shumë edhe botë e kundërthënieve mos të themi ndasive?! Sa dhe si ta kupojmë këtë botë të ndryshimeve të mëdha shoqërore, psikologjike, morale, fetare etj?!…

Gjithsesi, për ta kuptuar sa më mirë këtë botë patjetër dhe na është e domosdoshme që në rend të parë neve duhet kuptuar njeriun në te, njeriun bashkëkohor, mirëpo në anën tjetër për ta kuptuar sa më mirë njeriun bashkëkohor apo modern, neve në rend të parë do ta kuptojmë këtë, vetëm nëse arrijmë të kuptojmë tiparet e botës së sotme. Prandaj, të analizojmë apo më mirë ta shohim botën e sotme.

Njeriu në botën e sotme zhvillimi dhe krize

Gjithë jemi të vetëdijshëm dhe e dimë se njerëzimi ka hyrë në epokë apo periudhë të re historike. Përmes komunikimit, d.m.th mjeteve të komunikimit, ndryshimet e thella dhe të mëdha na përhapen me të shpejt në mbarë globin. Shembull, atë moment që ndodh diç si për të mirë e si për të keq kudo, këto menjëherë mund t’i shohim që atë mbrëmje apo edhe ato momente kur dhe ku janë duke ndodhur. Po ndodhi diç në Amerikë apo Kinë, në Rusi etj…ne që nga vendi ku jetojmë shembull në Evropë apo anasjelltas, automatikisht marrim lajmet se çka ndodhi, nga kush etj. Kështu që, jo se ne vetëm i dëgjojmë këto lajme por të njëjtat menjëherë edhe i shohim ato ngjarje apo ndodhi në tërë botën. Me ndrydhjen e vetëm pak numrave neve kemi mundësi të thërrasim e automatikisht edhe të shikojmë e të bisedojmë thuaja me kë të dëshirojmë edhe në pjesët më të largëta të rrethit, rruzullit tokësorë. Kështu mund lirisht të konstatojmë e të themi se komunikimi i njeriut është bërë globale. Gjithsesi në të ardhmen pritjet janë edhe më të mëdha lidhje me përsosmërinë e saj përmes satelitëve të ndryshëm si dhe pajisjeve gjithë e më të përsosura elektrike. Dhe gjithsesi se e gjitha këto janë rezultat i mendjes krijuese të njeriut dhe inteligjencës së tij!

Mirëpo, lidhje me këto arritje patjetër duhet të shikojmë edhe veprimin e tyre që na kthehet prapa të këtij zhvillimi njerëzor, edhe atë si te individi poashtu edhe tek shoqëria, si shembull roli dhe ndikimin i tyre në jetë etj. Është më se e qartë se shumë pamje, fotografi, incizime si dhe porosi të cilat na ofrohen në përditshmëri veprojnë në gjykimet tona, në mënyrë të të menduarit, në formimin e mentalitetit, dëshirave si dhe veprimit. Dhe pikërisht shkaku i kësaj, gjithnjë e më tepër rëndësi i jepet informimit, kontrolleve të informacioneve, përpunimit të informacioneve. Këtu është më se e rëndësishme të kemi kujdes në ndryshime të kuptimit të informimit përmes shpalljeve apo lajmeve që plasohen. Ndoshta edhe pak kohë e mos do të themi se: Njeriu është ai çka shikon apo dëgjon!
Kështu pra, çdo zhvillim e përparim, apo të arritura, me veti sjellin edhe krizë. Njeriu shpeshherë nuk është në gjendje dhe nuk mund të frenoj të arriturat e tij, t’i vë ato nën kontroll dhe shërbim të tij, kështu që në vend të sigurisë nga e cila do të sjellë përparimi (zbulimi) apo e arritura e tij diç të mirë, ai në një mënyrë sjellë apo lind ankth dhe pasiguri. Prandaj, është e rëndësishme sa i përket kësaj të njihet apo të shikohet e vëzhgohet edhe nga aspekti etik dhe moral i gjërave të tilla. Sepse, çdo përparim apo e arritur e njeriut me vete ngre edhe mundësinë e veprimit të tij, por që ajo ende nuk garanton edhe performancën e saj etike. Dhe, pikërisht, për këtë kërkohet ndershmëria e thellë, njerëzia, humanizmi dhe njohja e vlerave dhe parimeve morale të veprimit. Këtu edhe qëndron një nga burimet e ankthit dhe frikës së njeriut të sotëm, i cili gjithnjë pyetët dhe frikohet, a mos vallë mund të gjendet (apo mund të dal) ndonjë i mangët (apo siç i themi e shprehemi ne, ndonjë maniak apo i krisur) i cili pikërisht me këtë avancim (përparim) e teknologji, të kërcënoj mbarë njerëzimin dhe që ta sjellë në pyetje vet ekzistencën e saj.

Jemi dëshmitarë: të një bote e kundërthënieve, dhe ndryshimeve të shpejta e të mëdha të saj

Të gjithë ne, jemi dëshmitar okular të kundërthënieve të mëdha që po përjeton bota e sotme. Në njërën anë bota po ngulfatët në pasuri të tepruar luksi, ndërsa në anën tjetër shohim se një pjesë e madhe e njerëzimit duron e përballët me uri, me skamje të skajshme, jeton në kushte të rënda, në analfabetizëm etj… Kështu që, edhe lirishtë mund të themi se njerëzit deri më tani askurrë nuk e kanë pasur një ndjenë aq delikate dhe të fokusuar sa e kanë sot ndjenjën për shembull: për liri, për drejtësi, por, prapë asnjëherë duke mos arritur të njoh në atë masë sa duhet vlerat e vet dinjitetit njerëzor. Prandaj, mund të themi se në anën tjetër pranë gjithave, prapë fatkeqësisht, askurrë apo asnjëherë si deri më tani nuk kemi qenë dëshmitarë të një skllavërie aq të madhe shoqërore dhe psikologjike.

Komunikimet apo më mirë thënë mjetet e komunikimit kanë lidhë botën në unitet; të gjithë jemi bërë, apo më mirë, bota është bërë, siç dëgjojmë shpeshherë, një fshat i madh. Çdo ditë përcjellim aktivitete të ndryshme lidhje me unitet për bashkëjetesën e botës, gjersa në anën tjetër lirishtë mund të konstatojmë se bota deri më sot asnjëherë nuk ka qenë më e ndarë në planin politik, shoqëror, ekonomik dhe ndasitë tjera ideologjike etj. Mos të flasim për kërcënimet e përhershme me luftë të përgjithshme shkatërruese! Kështu, njerëzit shpeshherë humbën, nuk mund të dallojnë më vlerat e vërteta apo thënë më mirë vështirë i përshtatin ato me atë që përjetojnë.

Neve për ta pasur këtë pamje më të qartë, duhet të tërheqim vëmendje në ndryshimet e thella që ndodhin si dhe shtresimet të cilat kanë ndodhur, e në rend të parë në fushën shkencore. Pra, në rend të parë është matematika, fizika, antropologjia në rrafshin e njohurive kurse teknika në rrafshin praktik. Pa asnjë dyshim mund të themi se njeriu i sotëm është “Homo technicus”, kështu që kjo shpeshherë edhe bëhet kategoria themelore e mendimit të tij. Ai me të vërtetë “transformon fytyrën e botës”. Me të arriturat e mëdha dhe i ndihmuar me teknikën e fuqishme, njeriu çdo ditë e më shumë kësaj bote i jep fytyrë (pamje) të re. Nuk duhet të harrojmë këtu edhe përparimin e shkencës biologjike. Këtu është edhe ingjinieringu gjenetik, duke u angazhuar e bërë përpjekje të prekët edhe në vetë fshehtësinë e krijimit të jetës. Të gjithë jemi dëshmitarë ku flitet lidhje me klonim (prodhimin e qenies së njëllojtë me shifra tërësisht të njëjta gjenetike) fekondim dhe rritje të njeriut “in vitro” etj.

Mos të harrojmë edhe përparimin apo zhvillimin, të arriturat e shkencës psikologjike dhe shoqërore të cilat ndryshojnë parashikimin e njeriut mbi veten e tij (d.m.th vetveten) dhe shoqërinë në përgjithësi. Kështu pra, në vend të të ashtuquajturit realizim statik i realitetit, legjitimiteti i saj themelor është gjithnjë e më i dukshëm, pra dinamika dhe evolucioni. Kështu që asgjë nuk është e përhershme, asgjë nuk e qëndrueshme dhe e fortë në fushën materiale! Këtu tanimë shtrohet pyetja se; a ka pastaj sekuenca apo pasoja të caktuara edhe në vëzhgimin e ndryshimeve të vlerave shpirtërore, relativizmi të së vërtetës, të vlerave morale, në përgjithësi të vlerave themelore të qenies njerëzore?! Dhe, siç duket e gjitha tanimë vihet në pikëpyetje!

Ndryshimet e mëdha
Siç kemi cekur më parë, zhvillimi dhe përparimi apo të arriturat shkencore – teknologjike të njeriut do mos do reflektohen edhe në përjetimin e brendshëm të tij, pastaj në njohurit dhe sjelljen e tij, si dhe patjetër ndikon edhe në legjitimitetin social apo shoqëror. Dhe pikërisht lidhje me këtë, do themi këtu disa fjalë mbi ndryshimet shoqërore, psikologjike, morale, fetare. Dhe, pikërisht këtu vërejmë edhe një reagim të një kthimi të caktuar! Kështu, jo vetëm njeriu ndryshon botën, por edhe bota e ndryshon njeriun. Prandaj, edhe lirisht mund të themi se njeriu dhe bota gjithnjë e në vazhdimësi janë në marrëdhënie të dyanshme reciproke.
Mbi ndryshimet shoqërore, kur flasim lidhje me këtë, në veçanti cekim (apo theksojmë) tkurrjen e madhe të formave apo formacioneve të bashkësive tradicionale dhe atyre të më hershme sociologjike. Këtu në rend të parë vjen fshati, pastaj kooperativat familjare, si dhe vet familja. Elementet rurale gjithnjë e më tepër zhdukën, kurse mbizotërojnë ato urbane, thuaja se çdo fshat disi bëhet qytezë e vogël, si në formimin e saj, po ashtu edhe sipas banorëve që ka, e të cilët në të shumtën e rasteve shkojnë apo shpërngulën në qytetet e afërta për punësim apo edhe merr mënyrën urbane të të jetuarit. Rrënohen jeta në bashkësitë mëdha familjare si dikur, gjersa njerëzit e rinj dëshirojnë të jenë dhe jetojnë vetëm, dhe thuajse çdo familje e re e krijuar zakonisht ndahen nga më të moshuarit (pleqtë) kuptohet nëse kanë mundësi ta bëjë këtë, kurse në të shumtën e rasteve i donë pleqtë por vetëm shkaku i kujdesit të fëmijëve të tyre. Të marrim shembull, pra, e ta pyesim vetën; Kur është ndonjë familje e sotme, e jona, e tubuar dhe bashkë? Ndoshta vetëm gjatë darkës në mbrëmje?! Vetëm atëherë kur darkojmë e tubohemi rreth tryezës familjare (që sot mendoj se shumë pak edhe i përmbahen orarit të ngrënës së bukës së bashku) apo ndoshta jemi të bashkuar vetëm të Dielave (në raste të shumta kjo vlen më tepër për ata që jetojnë në qytete)? Sipas disa hulumtimeve, statistikat tregojnë se çdo partner martesorë më tepër se dhjetë orë të ditës i kalon jashtë gjirit të tij familjar, pra jashtë shtëpisë tij, pastaj sa kanë që punojnë në ndërrime, që është më se e vërtetë se ndoshta edhe pse jetojnë bashkë më tepër komunikojnë përmes telefonit, apo shënimeve të porosive që i lënë në tavolinë etj…, sesa që kanë mundësi të ulën e rrinë të qetë, dhe të bisedojnë e kalojnë kohën bashkë…Në një mënyrë njeriu bashkëkohorë, njeriu modern, sikur dëshiron e mundohet të justifikon mungesën e tij me mos gjetje të kohës. Nuk ka kohë për prindër, nuk ka kohë për grua apo gruaja për burrin, nuk kanë kohë as për fëmijë nëse i dëshirojnë ata, sepse shumë partner edhe nuk dëshirojnë siç thonë ta ngarkojnë vetën me fëmijë. Ka kohë e ka kohë, dhe prapë askurrë të gjejnë kohë…
Dhe lirisht themi se është duke u krijuar apo duke lindur një lloj i shoqërisë së industrializuar apo shoqëri industriale, e cila rekruton punëtorinë, ndryshon ritmin dhe mënyrën e sjelljes dhe jetës së familjes dhe individit, dhe e gjitha këto ndodhin pikërisht shkaku i shumëllojshmërisë së medieve sociale, e të cilat shkaktojnë më pas një reaksion zinxhirë siç janë; mënyra e banimit, stabiliteti i martesës, ndryshime në edukatë si në kopshtet e fëmijëve, ashtu edhe në shkollë etj.
Njëkohësisht me këto rritët edhe urbanizimi, edhe atë me rritje të qyteteve, si shembull largimi i madh e banorëve nga fshati në qytet, si dhe depërtimi i mentalitetit urban në fshat. Kështu që sot bota lidhje me pasurinë është ndarë në Veri të pasur e Jugë të varfër, flitet edhe për botën e tretë, vendeve në zhvillim, Lindje e Perëndim etj…

Në fushën psikologjike e gjitha këto lindin me ndryshimin e mentalitetit tek individët dhe shoqëria. Fjalën e kemi lidhje me “socilizimin” dhe “personalizimin”. Njeriu pra, fillon të ndjej dhe të njohë vetën e tij (pra vetveten) si pjesë e një tërësie më të madhe. Pasoj apo më mirë thënë rrjedhojë e kësaj është në një mënyrë kjo që njeriu fillon të interesohet për mbarë njerëzimin. Ngritët shkalla e vetëdijes njerëzore dhe ajo e personalitetit të tij. Kështu, njeriu vetëdijesohet rreth personalitetit të vet, rreth dinjitetit të tij si person njerëzor, pastaj të drejtave dhe obligimeve të veta etj…

Në fushën morale mund të themi se njeriu në një mënyrë ka “thyer” deri më tani disa norma të sjelljes e që ndoshta ishin të pamposhtura apo edhe “tabu” se si e në ç’mënyrë në “fshehtësi” e pa vërejtur fare të ç’rrënjosën, kështu që tanimë edhe ka vlerësime të reja në fushën e sjelljes dhe veprimit të saj. Pra, tani në shumë shtete mund të themi se, shembull, ndarjet martesore sikur janë bërë të ligjshme, në shumë shtete edhe dështimet apo abortet janë të legalizuara, pastaj lidhjet paramartesore thuajse në modë siç themi, kurse filmat apo tv kanalet sikur nuk kanë më kurrfarë kufizime morale. Duket sikur njeriu dëshiron të tejkaloj në anën e mirë apo të keqe përherë i udhëhequr ekskluzivisht nga logjika e tij autonome. Të marrim shembull, në aksionet terroriste duket sikur është me rëndësi vetëm të dihet se kush do e marrë përgjegjësinë, cili grup apo cila organizatë. Duket sikur kualifikimi i aktit janë nga grupe të veçanta apo përcaktimet ideologjike. Në botë të këtillë njeriu me arsye pyet, çka është e mirë, e çka e keqe? Vallë, a mos ekziston ndonjë kriter i drejtë, apo ndonjë vlerë e fortë morale tej së cilës nuk do të guxohej të shkohej? Apo, vallë a ekziston ndonjë moral “njerëzor” i cili nuk do të ishte i varur në oportunizëm të grupeve të veçanta apo të ndonjë ideologjie, politizimit etj?

Duke vështruar fushën fetare, sot çdokujt i është e qartë se më nuk mund të flasim për shoqëri apo shtete të pastra këtu e kemi fjalën për shtete të krishtera, meqë shembja e Mbretërisë Romake u rrënua e që asnjëherë më nuk arriti të ngritët apo riparohet. Edhe ateizmi pikërisht duket sikur është foshnje e shteteve të krishtera. Sot njeriu disi sikur ka shpirtin shumë më të mbrehtë kritik, më tepër e dëshiron apo më tepër anon kah feja personale, kështu që në një mënyrë dëshiron që edhe fenë (besimin) po edhe botën të pastrojë nga perceptimi magjik i saj dhe nga besëtytnitë.

Njeriu i sotëm dëshiron besimin (apo fenë) e tij, ta harmonizoj me njohuritë pozitive të cilat i ofron shkenca, dëshiron ta dijë se “çka apo kush është ai, e çka nuk është”. Por, duhet pranuar se shpeshherë bashkësitë fetare edhe nuk janë në gjendje e të përgatitura sa duhet që shpalljen e besimit të harmonizojnë pikërisht me problemet e tilla të njeriut bashkëkohorë. Kështu që prandaj, njeriu i tillë pra i gjendur në këtë situatë atëherë shpeshherë ndodh edhe ta humbë besimin. Pra, pranë ateizmit ideologjik gjithë e më shumë, veçmas në shtetet apo shoqëritë e zhvilluara industriale, krijohet i ashtuquajturi ateizmi praktik, e ky është ateizëm i njeriut konsumues i cili ka një komfor dhe që më nuk është i vetëdijshëm disa aktiviteteve të rrezikuara. Në ateizmin praktik Zoti as nuk ekziston po as që mohohet ekzistenca e ij, ai thjeshtë bëhet i panevojshëm apo i padobishëm. Shkurt jetohet disi në mënyrë praktike ashtu sikur të mos këtë Zot fare! Kështu që më pas ky lloj ateizmi kuptohet se futët edhe në letërsi, art, legjislacion, shkurtë mund të themi në çdo pore apo fushë të jetës dhe veprimtarisë së njeriut.
Në një botë të këtillë bashkëkohore Kisha gjithsesi që ka dërgimin e saj. Ajo patjetër duhet me një siguri t’i flasë njeriut për njeriun, të flas mbi familjen, mbi vlerat e vërteta etj. Dhe pikërisht ajo duhet t’i drejtohet, t’i flasë e t’ia dëshmojë porosinë Hyjnore, duhet të flasë pra, ta predikojë e shpall porosinë Hyjnore, duhet ta thotë të vërtetën rreth njeriu. Kisha nuk mund të distancohet nga asnjë njeri, nga asnjë gjeneratë, grup apo bashkësi si dhe nga asnjë njeri. Për te gjithmonë vlen principi i inkarnimit, ajo duhet të mishërohet në çdo mesë shoqërorë apo politik, sepse për të gjithë bartë apo sjellë porosi. Sepse, Ati Hyj, shëlbimin apo shpëtimin e tij për ne njerëzit e ka hapur (apo e ka sjellë) përmes Jezusit për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohët, kurse Kisha është shërbëtorja e atij shëlbimi apo shpëtimi. Përveç kësaj ajo është e ftuar që në këto ndryshime të mëdha për të cilat folëm (shkruam) sot, të tregojë përherë në vlera të vërteta, që të ndihmoj njerëzit në kërkimin dhe njohjen e atyre vlerave.

Kisha, pra, ka përgjegjësi që përherë e në mënyrë të vazhdueshme ti ketë para së gjithave detyrimet apo obligimet e saj, sepse ajo nuk është e dërguar që ta ruaj vetveten, por pikërisht që të ndihmoj shpëtimin dhe shëlbimin e botës.

PS. Kjo temë është shkëputur nga libri i Marjan S. Sopi, libri: “Njeriu pikënisje dhe qëllim i shoqërisë”, fq.27 – 36, “Lena” – Prishtinë, 2018