Trepça ’89 dhe Dukagjini do të përballen në ndeshjen e barazhit për ta siguruar një “biletë” për elitë ditën e premte (28 maj).
“Zeri.info” nga burime të sigurta merr vesh ekskluzivisht se ndeshja në fjalë do të zhvillohet të premten nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Viokrri” në Prishtinë.
Trepça ’89 përfundoi në pozitën e tetë në Superligë ndërkohë që Dukagjini përfundoi e dyta në Grupin A të Ligës së Parë.
Kjo ndeshje pritet me shumë interes pasi që luhet investimi i një edicioni.
Dukagjini për të ardhur deri në këtë ikë, si fillim e eliminoi Flamurtarin në ndeshjen e barazhit nga Liga e Parë.
’89-shi tashmë ka krijuar përvojë në ndeshje të tilla pasi që dy vite më parë, e siguroi mbijetesën në Superligë duke e mposhtur Vëllaznimin.