S’është anuluar konkursi i Policisë së Kosovës, po vazhdon sipas ligjeve në fuqi!

Një numër i konsiderueshëm i personave kanë shprehur shqetësim se është anuluar konkursi për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë, shkruan IndeksOnline.

I njëjti, konkurs kishte vazhduar edhe për dhjetë ditë duke filluar nga data 17 nëntor 2021 deri me datë 26 nëntor 2021, me qëllim të ofrimit të mundësisë edhe më të gjatë kohore për aplikim, si dhe të ju mundësohet aplikimi online në stacionet policore edhe kandidatëve të cilët kanë vështirësi për aplikim online (ju mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet).

Por nga Ministria e Punëve të Brendshme për IndeksOnline kanë konfirmuar se me konkursin policor është duke vazhduar, sipas fazave të përcaktuara me ligjin në fuqi.

“Proceduar lidhur me konkursin policor është duke vazhduar, sipas fazave të përcaktuara me akte normative në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Por, nga i njëjti institucion nuk bën të ditur se kur pritet të publikohen rezultatet e kandidatëve.