Kryetari Elezaj vizitoi zonat e vërshimeve në Komunën e Klinës pas reshjeve të mbrëmshme
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, z. Iber Elezaj, sot kanë vizituar zonat e vërshimeve, të shkaktuara nga reshjet atmosferike të shiut dhe borës.
Deri më tani nuk ka familje të rrezikuara, por dëmet janë të konsiderueshme në ekonomitë familjare, toka bujqësore dhe biznese.
Ekipet komunale së bashku me njësinë për zjarrfikje dhe shpëtim kanë intervenuar sipas kërkesave të banorëve.
Elezaj ka theksuar se në ditët në vijim do të bëhet edhe vlerësimi i dëmeve nga komisioni i veçantë që kemi formuar dhe do të kërkojmë ndihmën e Qeverisë së Kosovës për kompensimin e dëmeve e po ashtu do të kontribuojmë edhe me buxhetin komunal, në mënyrë që qytetarëve të ju dalim në ndihmë.
Komuna e Klinës njofton qytetarët se gjendja tanimë është qetësuar, por kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët pasi që disa zona ende mbetën të pakalueshme.