Sërish tërmet në Turqi, dy goditje brenda disa minutave

Dy goditje tërmeti kanë ndodhur brenda 4 minutave në qendër të Turqisë. Sipas Qendrës Sezmiologjike Evropiane-Mesdhetare tërmeti i parë ka qenë 7.7 ballë, ndërsa tjetri 6.0.

Kujtojmë që Turqia sot në mëngjes është goditur nga një tërmet, i cili deri tash ka shkaktuar vdekjen e  mbi 900 personave.

Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1.300 persona.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.