Kombëtarja e Zvicrës është duke e zhvilluar ndeshjen me Serbinë në Leskovc, në kuadër të Ligës së Kombeve.
E tifozët serbë menjëherë filluan provokimet, duke kënduar në kor “Kosova është zemra e Serbisë”.
Kurse, nuk munguan as provokimet e tjera, me serbët që vendosën hartën e Kosovës me flamurin serb në të.
Mbetet të shihet nëse UEFA do të ndërmarrë masa për këtë skandal që po ndodh atje.