Skuadra e Gjilanit të enjten në “Fadil Vokrri” e pret skuadrën e APOEL-it që luhet në kuadër të kualifikimeve për Evropa Ligë.
Por, një futbollist i APOEL ka refuzuar të luaj kundër ekipit të Gjilanit, transmeton Indeksonline.
Futbollisti serb, Vujadin Savic ka refuzuar të luaj kundër Gjilanit pasi nuk e njeh Kosovën si shtet.
“Kam dy arsye pse nuk dua të udhëtojë për atë ndeshje. Arsyeja e parë është se unë u karantinova për 24 ditë për shkak të koronavirusit dhe nuk jam akoma 100 për qind fizikisht i gatshëm.
Por, kryesorja është se nuk dua të jem pjesë e ndeshjes me klubin nga i ashtuquajturi shtet i Kosovës. Është e qartë që nuk ka asnjë mundësi që unë të udhëtojë atje dhe të luaj pasi kjo nënkupton se unë automatikisht do ta pranoja dhe do të mbështesja në një mënyrë atë klub artificial. Kjo është arsyeja kryesore”, ka thënë futbollisti serb, Vujadin Saviq për “Telegraf.rs”./