Një kosovar është shantazhuar dhe kanosur nga një qytetar i Serbisë në Gjilan, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 7 mars 2022 teksa i dyshuari është arrestuar dje gjatë ditës.
Njoftimi i plotë:
SHANTAZH & KANOSJE
Gjilan 07.04.2022-10:00 Në lidhje me rastin, me 09.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi i njëjti kishte kanosur dhe shantazhuar viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.