Dhjetëra persona nga organizata e ashtuquajtur “Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika serbe” , kanë arritur në këto momente në Jarinje për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar nga kjo organizatë.
Ata nuk po lejohen nga policia serbe që ta kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë.
Shumë prej të tubuarve janë me maska, ndërsa po bartin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.
Në Jarinje vërehet numër i madh i gazetarëve nga Serbia, ndërsa mediat e Kosovës, duke përfshirë edhe ato në gjuhën serbe e kanë pasur të pamundur shkuarjen për shkak të barrikadave.