Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një serbi tjetër. Ai është Dragisha Milenkoviq i cili po akuzohet për krime lufte në Kosovë.
Pas arrestimit të Dragisha Milenkoviqit, disa serbë nga Graçanica kanë bllokuar rrugën Graçanicë-Prishtinë.
Sipas mediave serbe dhe disa pamjeve që kanë publikuar raportohet për përplasje mes tyre dhe Policisë së Kosovës