Një nga talentet më të mëdha që ka dalë nga Brazili në vitet e fundit është Estevao Willian.
Anësori i Palmeiras do të jetë lojtar i Chelseat në vitin 2025, por aktualisht është duke shkëlqyer në elitën e futbollit brazilian.
Shumë media të mëdha evropiane po i kushtojnë vëmendje talentit brazilian që po mahnitë me paraqitjet e tij.
Ndikimi i tij në moshën 17-vjeçare po e kalon edhe Neymarin kur ishte në Santos në të njëjtën moshë.
Estevao ka barazuar kontributet e golave të Neymar kur ai ishte 17 vjeç.
Lojtari i Palmeiras ka 16 gola dhe asistime në vetëm 22 ndeshje, një arritje që Neymarit iu deshën 33 ndeshje për të arritur me Santos.
Kanë mbetur edhe 12 ndeshje të tjera për të kaluar në divizionin e lartë brazilian dhe Estevao nuk mbush 18 vjeç deri në prillin e ardhshëm, kështu që ai është i sigurt se do të thyejë rekordin e Neymar për kontributin e golave në 17. /Telegrafi