Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, sërish para Dhomave të Specializuara tha se nuk ka të bëjë me asnjë nga krimet e pretenduara në aktakuzën ndaj tij.
“Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, tha Selimi në ditën e ditë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së.
Ai tha se Kosova nuk kishte një ushtri të mirëfilltë, të organizuar mirë, kishte mungesë të armëve e njerëzve. Kosova, sipas tij, nuk do ta zgjidhte kurrë luftën, por lufta sipas tij “ishte domosdoshmëri për mbijetesë”.