Ish-njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka kujtuar në mënyrë të veçantë, heroin Mujë Krasniqi, në 21 vjetorin e rënies së tij,
Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi ishin familjarë mes vete dhe që të dy qysh në ditët e para ishin bërë pjesë e UÇK-së.
Sot, në 21 vjetorin e rënies heroike të Krasniqit, dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, Selimi kanë bërë homazhe së bashku me djalin e tij, Aresin, me qëllim që brezat ta dijnë ku i ka rrënjët liria dhe gjallimi i kombit shqiptar.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Rexhep Selimi, ka thënë se aty ku ata ranë, gjaku i tyre mbetet gjithmonë i freskët.
Tutje ai ka kërkuar që të rrojë ideali dhe porosia e atyre që e dhanë jetën për liri.
“Aty ku ata ranë, gjaku i tyre mbetet gjithmone i freskët. Brezat le ta dijnë ku i ka rrënjët liria dhe gjallimi i kombit shqiptar. Sot 21 vite pas, aty në vendin e rënies dhe përjetsimit, kujtojmë Komandant Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarë. Rroftë ideali dhe porosia e tyre!”, ka shkruar Selimi.