Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se nismat e Kuvendit kundër Coronavirusit nuk janë proceduar për shkak të mospajtimeve të grupeve parlamentare sidomos të Grupit të LDK-së, raporton Ekonomia Online.
“Për shkak të dallimeve në mes partieve politike dhe të mos dakordimit të LDK-së dhe grupeve tjera që t’i procedojnë këto nisma të cilat kanë ardhur jo nga një burim, 2 të tjera nga PDK. Kemi konstatuar që proceduralisht janë plotësuar kushtet të procedohen në seancë të Kuvendit, pavarësisht që kemi mendime të ndryshme. LDK nënkryetari Kujtim Shala, dhe kryetari i Grupit parlamentar lëshuan mbledhjen duke krijuar një atmosferë jo bashkëpunuese përkundër neve që kishim një bashkëpunimi”, tha ai.
Ai ka thënë se LDK-ja është e fokusuar në luftën kundër Qeverisë dhe jo në luftën kundër Coronavirusit.
“Ne jemi të shqetësuar për gjendjen por duket se LDK-ja nuk është e shqetësuar as për qytetarët as për luftën Coronavirusit, por është e përqendruar vetëm në luftën kundër qeverisë, të ia pamundësojë qeverisjen dhe ndihëm që po i jep qytetarëve të Kosovës. LDK para se ta ketë mendjen te qytetarët e ka mendjen te Thaçi për të krijuar qeverisje të reja”, tha ai.
Kryesia e Kuvendit, ka shqyrtuar Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19; Projektligjin për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “Covid 19” dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.