Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka demantuar ekzistencën e brigadës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të quajtur “Hasan Prishtina”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk ka pasur një brigadë ‘Hasan Prishtina’. UÇK-ja kurrë nuk ka pasur më shumë se 20 mijë ushtarë, në shtatë zonat operative, do të doja dhe në atë kohë kemi pasur shumë nevojë, por nuk ka pasë. Ata që kanë ndihmuar në fondin ‘Vendlindja thërret’ nuk janë veteranë”, sqaroi Selimi.
Sipas deputetit të VV-së, ky numër është rritur kur ka filluar verifikimi i aplikacioneve për njohjen e statusit.
“Ku numër është rritur në +20, 30 mijë. Është formuar një komision për verifikimin, i cili ka abuzu. Unë fajtorë i lë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë, nga ata që kanë bërë deklarim të rremë”, tha Selimi.
Brigada “Hasan Prishtina” ishte dëgjuar për herë të parë vetëm në vitin 2016.
Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Elez Blakaj, në transkripatat e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së në zonën operative të Drenicës kishte dalë edhe një brigadë.
“Tek pika e rendit të ditës reagon edhe Nuredin Lushtaku, duke thënë se në Zonën operative të Drenicës ka dalë në pah edhe një brigadë ‘Hasan Prishtina’, citohet transkripti në aktakuzës./