Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti, nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Washington për të nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë.
Ai në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10 ka thënë se Hoti ka dështuar të shfrytëzojë rastin për të siguruar njohjen dhe se me këtë ka dëmtuar Kosovën, duke i dhënë epërsi Serbisë në fushën politike.
Tutje, Selimi tha se qasja ndaj ish-ambasadorit Richard Grenell nuk ka të bëjë me kundërshtimin ndaj shtetit amerikan dhe nuk ka të bëjë me antiamerikanizëm siç po akuzohet kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.