Selimi flet për Specialen: Gjykatë politike, do dëshmohet lufta e pastër e UÇK-së

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka folur për herë të parë për ngjarjet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale, duke shtuar se ajo është gjykatë politike,
.

Ai tha që përballja me padrejtësi pas 23 vitesh është e vështirë, duke ditur masakrat që ka kryer Serbia.

“Pas 23 vitesh, të përballesh me padrejtësi them është e vështirë, duke e ditur masakrat që ka kry Serbia, vuajtjet që i ka shkaktu këtij populli, forcat policore serbe, paramilitare, ushtarake, kanë bërë tmerr në këtë vend, dhe tash gjykohën pjetarët e UÇK, që u mblodhën për të shpëtuar civilët shqiptarë”, tha Selimi.

Po ashtu ai është shprehur i bindur se edhe këtë herë do të dëshmohet lufta e pastër e UÇK-së dhe se kjo është një betejë në një gjykatë politike.

“Është një betejë në një gjykatë politike, ne duhet të jemi unik, pasi e kemi një përballje me Serbinë dhe të gjithë ata që nuk ia duan të mirën këtij vendi. Edhe një herë do të tregojmë se lufta jonë ka qenë e pastër”, u shpreh Selimi.