Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dhe konfiskuar 1,1 gram marihuanë në qendrën korrektuese të Dubravës.
Rasti sipas Policisë së Kosovës është duke u hetuar dhe se është njoftuar prokurori në lidhje me këtë çështje.
“Me datën 12.12.2022, Nga zyrtarët kompetentët tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar 1.1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.