Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në një konferencë të jashtëzakonshme për media
Major Reshat Murseli
Sot Policia e Kosovës duke filluar që nga orët e mëgjesit e kemi zhvilluar një plan taktik të quajtur “Pika 2” dhe kemi filluar me kontrolle duke selektuar disa automjete në vijën e dytë kontrolluese.
Në mesin e këture autmojeteve në një veturë kroate, të drejtuar tanimë nga personi i dyshuar A. L. i vitit 1959, me nënshtesi kosovar-kroate, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyhsuara dhe kanë ndermarrë një kontrollë të detajuar dhe kanë arritur që në pjesën në bagazh të gjejnë 20 pakatime, të llojit heroinë, që gjithsej janë rreth 10 kilogramë.
Në të janë gjetur edhe para në vlerë prej 2500 euro, dhe një telefon.
Në cilësi të dëshmive janë sekuestruar vetura, parataë, dy telefona, dhe droga.
I dyshuari është arrestuar, është duke u intervistuar, dhe pritet ti caktohet masa prej 48 orësh.
20 deri në 25 mijë euro për kilogramë.
200 mijë deri në 250 mijë euro vlera totale.