Adelina Ismajli është këngëtarja më në zë e muzikës shqiptare. Ajo u cilësua për shumë vite si ‘diva’ e skenës.
Së fundmi ajo ka ndarë në Instagram një foto të saj, në të cilën shfaqet në formë perfekte fizike.
Adelina shihet e veshur me një fustan të zi, që i nxjerr në pah gjithë linjat dhe nuk kanë munguar komplimentet nga ndjekësit e saj.
Mirëpo komenti i njërës prej ndjekëseve i ka rënë në sy dhe këngëtares, sepse duket se nuk e ka pritur aspak mirë.
“Adelin, sekreti yt që nuk plakesh hiç?”, e ka pyetur ndjekësja këngëtaren.
“Jam 40-vjeçare”, i është kthyer Adelina, duke nënkuptuar se është ende shumë e re.
Menjëherë kanë ardhur komente të tjera nga ndjekës të saj, që thonë se është në moshën më të mirë e se ajo do të ngelet gjithmonë e re edhe në shpirt.