Sekretari i PDK – së në Malishevë,Ruzhdi Kryeziu përmes një postimi në FB ka kritikuar Fatmir Limajn, për të cilin thotë se nga frika që nuk mung ta kaloj pragun zgjedhor u fut në sqetullën e AAK – së.
Ky është postimi i plotë i tij:
SERVILIZMI DHE SHPËRBLIMI
Kjo formë tashmë është e njohur, të cilën Fatmir Limaj e përdor që shumë kohë. Nga frika që nuk do mund ta kalojë pragun zgjedhor ( siç kishte ndodhur në zgjedhjet e mëhershme ) u fut nën sqetullën e AAK-së, por ende frika nuk po iu hiqet. Ai tash e një kohë ka filluar gjahun edhe ndaj PDK-së dhe anëtarëve të saj. Në njerën anë del e krenohet me projektet e PDK-së që janë realizuar në qeverinë që e udhëhiqte Hashim Thaçi, e në anën tjetër i josh me vende pune dhe i manipulon disa anëtarë të PDK-së, dega në Malishevë.
I tillë është rasti i sotëm i Sadik Vrenezit. Sadiku, me muaj të tërë priste tek dera e kryetarit të Komunës vetëm që t’i servilosej për një vend pune. Dhe pas disa muajsh, ai servilizm iu shpërblye. Shpërblimi ishte: ” vend pune- kontratë mbi vepër”.
Pra, Sadiku paturpësisht dhe pas një servilizmi disa mujor ua kthej këtë “të mirë”, pra sot kaloj në Nisma.
Sadiku, si asambleist i PDK-së në Kuvendin Komunal në Malishevë dhe si kryetar i nëndegës së PDK-së në Marali, sot i tradhtoj dyfish ata që e votuan për t’u bërë asambleist dhe bashkëfshtarët e tij.
Tradhtia e parë,
që sa ishte asmbleist kurrë, ama bash kurrë nuk e përçoi zërin e tyre ne Kuvendin Komunal. Asnjëherë nuk i përmendi hallet e shqetësimet e tyre, e mos të flasim për ndonjë projekt. Gjëra të cilat ndikonin direkt në mirëqenien e tyre
Tradhtia e dytë,
Ua tradhtoj besimin që simpatizantët e PDK-së dhe qytetarët ia dhanë përmes votës për t’i përfaqësuar.
E tërë kjo punë normal që ka mësit. E mësiti është njeriu i afërt i ish kryetarit ( i cili kohë më parë kaloi në Nisma, edhe ky e keqpërdori turpshëm besimin e qytetarëve), i ashtuquajturi Hoxhë Jakup Gashi, i cili në fushatë dhe takimet e Nismës është gjithmonë aty duke e dhënë përkrahjen e tij, dhe normalisht që atë përkrahje ta mbaj kujtim, nuk harron të bëjë foto me Fatmir Limajn.
Të tillët mendojnë se mund ta thyejnë PDK-në, por e kanë kot sepse PDK nuk thyhet por vetëm pastrohet dhe forcohet çdo ditë e më shumë.
I bëj thirrje të gjithë simpatizantëve të devotshëm të PDK-së që të mos bien pre e mashtrimeve dhe manipulimeve të tyre. Kalimi i tyre në Nisma është bërë për interesa personale dhe puro biznesore.
#PDK NUK THYHET!
1️⃣3️⃣1️⃣✅️
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS