Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës z. Latif Demolli sot vizitoj Klubin e Boksit Dukagjini në Klinë dhe i dhuroj disa pajisje sportive modeste Klubit të Boksit Dukagjini.
Ai gjatë kësaj vizite njëherit i premtoj mbështetje këtij klubi në të ardhmen.
Me këtë rast Drejtori i Klubit Boksit Dukagjini z. Hajdin Balaj së bashku me sekretarin e klubit boksit Dukagjini z.Elmi Salihu dhe Trajnerin Ramiz Balaj e falenderuan Sekretarin e Federates së Boksit Latif Demolli për mbështetje!