Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Lituanisë, Edgaras Stankevicius e ka komentuar ndeshjen miqësore ndaj Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar se Lituania do të jetë mysafire e Kosovës në një ndeshje miqësore më 24 mars, shkruan “Zeri.info”.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo do të jetë përballja e parë mes Kosovës dhe Lituanisë pasi të dyja skuadrat nuk janë përballur mes vete më parë.
“Ne jemi shumë të kënaqur që e dimë kundërshtarin tonë të parë për këtë vit – Kosovën. Do të jetë një provë e shkëlqyer për Lituaninë para ciklit eliminator për Botërorin ‘Katar 2022”, ka thënë Stankevicius.
“Ne shpresojmë që COVID-19 të mos e pengojë këtë ndeshje dhe që skuadra jonë t’i bëjë të lumtur tifozët tanë”, shtoi ai.