Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë në emisionin Pressing se njerëz brenda LDK’së lobuan kundër votimit të tij në vitin 2007 dhe të njëjtit bashkëpunuan me partitë tjera që të përçahet subjekti.
“Nuk mu lejua kandidimi për kryetar të partisë. Në 2015 unë kisha përkrahje të madhe nëpër degë. Edhe pse me traditën e partisë kjo duhej të lejohej, nuk lejohet me statut pasi ai është ndryshuar disa herë dhe nuk është më i njëjtë me frymën e partisë rugoviane”, tha ai.
“Njerëzit e Isa Mustafës brenda LDK’së lobuan që të mos votohem në zgjedhje. Lobuan kundër meje pasi unë isha bartës i listës, por unë isha edhe president atë kohë. Lobuan që të mos votohem në kohën e UNMIK’ut me kornizën kushtetuese në vitin 2007. Partitë tjera mundohen që të na përcajnë dhe unë e kuptoj. Por nuk e kuptova pse njerëz brenda partisë tonë e bënë këtë dhe bashkëpunuan me Thacin”, shtoi ai.