Sejdiu në hyrje të QKMF-së kemi vendosur një tendë

Drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, ka falënderuar mjekët e QKMF, Policinë dhe gjithë qytetarët e Klinës përmes një postimi në Facebook. Postimi i tij:

Të nderuar qytetarë të Klinës,

Këto ditë jemi bashkë 24 orë në përballje me sëmundjen e paraqitur nga virusi Covid-19 dhe për këtë shprehë shqetësimin tim për të gjithë qytetarët dhe familjet tona.
Dëshirojë t’i falenderojë nga zemra stafin mjekësor dhe ate policorë që në këto momente janë duke bërë të pamundurën dhe janë humanistet dhe patriotët tanë.
Nga të gjithë ne të tjeret kërkohet ti bashkojmë forcat ,por mbi të gjitha të izolohemi nga kontaktet me njerëz tjerë dhe të qëndrojmë në shtëpi.
Si Komunë kemi aktiv shtabin për menagjim të situatës dhe pranojmë të gjitha kërkesat e qytetarëve.
Në aspektin shëndetësor jemi duke bërë të pamundurën ,duke siguruar stafin mjekësore,duke bashkëpunuar me institutin kombëtar për të plotësuar skemën epidemiologjike ,bashkë me ministrin e shëndetësisë duke siguruar listën e barnave etj.
Sonte në kuadër të masave parandaluese në hyrje të QKMF-së kemi vendosur një tendë ku do të realizojmë triazhimin e të gjithë pacienteve .
Së shpejti do të fillon edhe dizenfektimi i hapsirave dhe ambienteve të caktuara .

Gjithmonë pas vështirësive vjen lehtësimi …

H.S