Sejdiu ka një kërkesë për nivel lokal dhe atë qëndror

Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu, ka bërë një kërkesë për nivelin lokal dhe atë qëndror që të gjithë punëtorët e QKMF-së të marrin shtesë e rrezikshmerisë.
Postimi i tij:

KËRKESË E HAPUR

Nuk di se a do të jenë te pëfshirë punëtorët e administratës së QKMF-së,shoferët e autoambulancave ,dializës, punëtorët shëndetësor,punëtoret e higjienës ,punëtorët e sigurimit etj që kanë kontratë më kompani,në skemën e stimulimit nga fondi emergjent i Qeverisë, të cilet bëjnë një punë të shkëlqyeshme në KPSH në Komunën e Klinës dhe kontributi i tyre nuk dallon fare me punëtoret tjerë dhe janë në frontin e parë .
Falë punës së tyre ne po ja kalojmë më lehtë në modelin e një zingjiri funksional ,andaj i lusë të gjithë personat përgjegjës në nivel lokal dhe sidomos qëndror që kjo shtresë e punëtorve brenda sistemit shëndetësor mos të anashkalohën .

H.S