Seancë historike, Kosovë – Shqipëri bashkë në Kuvend

70 ligjvënës nga Kosova dhe 60 nga Shqipëria janë mbledhur sot për seancen e parë plenare të përbashkët, në Prishtinë.

Mbledhja është hapur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca,

“Seanca historike që po ndodh në Republikën e Kosovës, që po ndodh në Prishtinë është bashkim mes kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Ju lus të ngriteni në këmbë tash për himin shqipëtar”, ka thënë Konjufca.

Në agjendën e parashikuar të këtij takimi është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.