Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë… ka thënë se kërkesa e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, të miratohet që seanca plenare për formimin e Qeverisë të mbahet, më 3 shkurt.
“Ne sapo e përfunduam një mbldhje të shpejtë të Kryesisë të Kuvendit, z.Kurti i është drejtuar Kryesisë sonë me një pkërkesë për paraqirjen e Qeverisë së ardshshme, e ka kërkuar datën 3 shkurt në orën 11:00. Kryesia vendosi të njejtën.
Mbledhja e ardhshme, seanca plenare të mbahet më 3 shkurt në orën 11”.
Konjufca ka thënë se nuk është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve. Ai shtoi se askush nuk mund ta ndalë formimin e qeverisë “Kurti”.
“Unë jamë shumë optimist se marrëveshja do të bëhet dhe askush nuk mund ta ndalë formimin e qeverisë “Kurti”. Këtë po presin qytetarët të cilët votuan më 6 tetor”, shtoi ai.