Në Gremnik të Komunës së Klinës, sot kanë filluar punimet për ndërtimin e kanalit të ujitjes, i cili po realizohet në kuadër të investimeve të Komunës së Klinës për sigurimin e kushteve të përshtatshme për fermerë.
I pranishëm në fillimin e punimeve ishte edhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina, i cili shpreh i kënaqur më fillimin e këtij projekti dhe theksoi investimet komunale për përmirësimin e kushteve të fermerëve do të vazhdojnë.
Gjatë punimeve të ndërtimi të kanalit të ujitjes do të rregullohet edhe një pjesë e oborrit të shkollës së mesme të ulët” Zgjimi”.
Projekti ka gjatësi prej 395 metra dhe kap shifrën 14.445,62€, investim ky i komunës së Klinës.
#NISMASocialdemokrate.
Vazhdojmë tutje.